Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve, pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë.

Raporti i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 04.01.2026, NN. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ankuesi m/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

DHUNË NË FAMILJE

Deçan 04.01.2026, 18:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Malishevë/ 03.01.2026-23:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshorti i saj i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër me nënshtetësi të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Malishevë 04.01.2026, 14:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me probleme mentale ka thyer dhe demoluar gjësende të ndryshme në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

· Rahovec 04.01.2026, 18:00. Raportohet se ish bashkëshorti i ankueses f/k ,i dyshuari mashkull kosovar (m/k) e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale. Rasti nën hetime.