Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona.

Kjo pasi që të njëjtit brenda një lokali janë hasur duke luajtur bixhoz.

Po ashtu është bërë e ditur se në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, te cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar , ndërsa te dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.