Nga 10 deputetë të pranishëm në mbledhjen e Komisionit për punë të Jashtme, vetëm pesë kanë votuar “për”, ndërsa të tjerët nuk kanë votuar fare për ndryshimet në ligjin për demarkacionin.
Për këtë arsye është është kërkuar sqarimi i zyrës ligjore nëse votimi vlen, raporton “Zëri.Info”.
Pra, ende nuk dihet nëse ndryshimi i ligjit a është miratuar nga Komisioni.