Pesë gratë më të votuara nga tri partitë më të mëdha në Kosovë

Në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit, gratë kanë marrë një numër të konsiderueshme të votave në tri partitë kryesore politike në vend, shkruan Gazeta Metro.

Në PDK, më e votuara është Sala Jashari me 43,725 vota, e pasuar nga Vlora Çitaku me 40,256 vota dhe Ganimete Musliu me 24,518 vota. Pesëshen e plotësojnë Besa Kabashi Ramaj dhe Blerta Deliu Kodra.

Ndërkaq, në LDK, kryeson Hykmete Bajrami me 48,403 vota, e ndjekur nga Doarsa Kica-Xhelili me 37,537 vota, ndërsa më pas vijnë Jehona Lushaku Sadriu, Janina Ymeri dhe Adelina Thaqi Meta./gazetametro.net