Milani po vazhdon vlerësimet e tij në funksion të merkatos, me negociatat që hapen zyrtarisht më 2 janar. Sipas “Tuttosport”, drejtori sportiv Igli Tare po përqendrohet veçanërisht te reparti ofensiv. Christopher Nkunku po has vështirësi në rendiment, ndërsa Santiago Gimenez është ende jashtë dhe rrezikon të mungojë edhe në Superkupën e Italisë, me statistika që mbeten nën pritshmëri.
Për këtë arsye, Milani po kërkon një përforcim në sulm që në janar. Gazeta torineze shpjegon se Tare ka nisur kontaktet me agjentin e Niclas Fullkrug, sulmuesi gjerman që nuk po gjen hapësira te West Ham.
Në Londër nuk po arrin të ketë ndikimin që kishte në Gjermani, teksa Milani po e vlerëson seriozisht për përvojën dhe aspektin ekonomik. Së shpejti pritet edhe një bisedë eksploruese me West Ham për kostot dhe kushtet. Fullkrug nuk është i vetmi emër në listë; po shqyrtohen edhe Mauro Icardi, Joshua Zirkzee, Fabio Silva dhe Gabriel Jesus.
The post Pesë emra në listë për sulmin kuqezi, Fullkrug fiton pozicione në kontaktet e Igli Tares appeared first on Telesport.











