Domatja është një nga perimet që nuk mungon dhe nuk duhet të mungojë në tavolinë. Ka efekte të mrekullueshme, dhe madje është pjesë e një kërkimi shkencor për luftën ndaj kancerit.
Por a i njohim të gjitha përfitimet nga domatja? Ja pesë arsye pse është e shëndetshme për ne:
1. Ndihmojnë në rënien në peshë
Janë një ndihmë e madhe për të humbur lëngjet e tepërta pasi është e pasur me ujë, kripëra mienrale si fosfori dhe kaliumi, përmban pak sheqerna dhe ka vetëm 18 kalori për 100 gramë.
2. Janë një ilaç për sistemin imunitar
Një burim i çmuar vitamine C. 100 mg domate të pjekura përmbajnë 25 mg, që është më shumë se gjysma e sasisë ditore prej 45 mg sipas udhëzimeve mjekësore që duhet të marrim në ditë.
3. Luftojnë plakjen
Domatet janë të pasura me polinefol, antioksidantë, që luftojnë radikalet e lira dhe janë në gjendje të luftojnë sëmundjen e plakjes.
4. Aktivizojnë zorrët
Lëkura e tyre është e pasur me fibra, që stimulojnë tranzitin e zorrëve. Kjo është arsyeja që këshillohet për ata që vuajnë nga kapsllëku.
5. Janë antitumorale
Të pasura me likopene, antioksidantë të fuqishëm, që i japin dhe ngjyrën e kuqe. Studime të ndryshme tregojnë aftësinë, në veçanti të reduktimit të kancerit të prostatës. Lajmi i mirë është se likopeni nuk dëmtohet gjatë gatimit. Përkundrazi, gatimi me yndyrna të shëndetshme si vaji ullirit e bëjnë dhe më të përthithshëm.