Serie A po bëhet gjithnjë e më pak e re. Merkatoja e fundit ka sjellë në Itali disa emra të mëdhenj, por edhe me shumë vite mbi supe. Në foton bashkëngjitur shfaqet Luka Modric, 39 vjeç, tashmë pjesë e Milanit, simbol i këtij trendi.
Sidoqoftë, lista është e gjatë: Raul Albiol (Pisa) dhe Edin Džeko (Fiorentina), të dy 39 vjeç; Jamie Vardy (Cremonese) 38 vjeç; Juan Cuadrado (Pisa) dhe Nemanja Matić (Sassuolo), secili nga 37 vjeç; Ciro Immobile (Bologna) 35 vjeç; e deri te Kevin De Bruyne (Napoli), “më i riu” i grupit të veteranëve, 34 vjeç.
8 futbollistë “over”, të bujshëm, që tregojnë se Serie A ka zgjedhur të përfitojë nga përvoja dhe klasi i kampionëve të konsoliduar. Përtej moshës, këto lojtarë pritet të sjellin personalitet, mentalitet fitues dhe vlerë teknike, duke e bërë kampionatin italian një skenë ku rinia nuk është gjithmonë kushti kryesor për të shkëlqyer.
The post Përvoja para rinisë, Serie A zgjedh kampionët e konsoliduar. Nga Modric te De Bruyne, ja 8 yjet mbi 34 vjeç appeared first on Telesport.