23 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Afati për aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe për deklarim të koalicioneve kishte filluar më 24 nëntor, por pothuajse të gjitha subjektet politike kanë aplikuar në ditën e fundit të afatit, më 30 nëntor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleaanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, do të garojnë të vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ndryshe prej tyre do të garojë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka hyrë në koalicion zyrtar me tri parti tjera: GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Sipas njoftimit për media të KQZ-së, pak pas mesnatës, këto subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin:
Koalicionet:
- Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
- Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
- Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Partitë politike:
- LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
- PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
- Kosovaki Nevi Romani Partia;
- JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
- Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
- KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
- PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
- PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
- SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
- SRPSKA LISTA;
- INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
- FJALA;
- NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
- LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
- ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);
- KOSOVSKI SAVEZ; dhe
- NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA.
Iniciativat qytetare:
- PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe
- INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.
Kandidatët e pavarur:
- NEDŹMIDIN SEJDILAR.











