Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, bëri të ditur se së shpejti Shqipërinë do ta vizitojë kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.
Njoftimin përmes një bashkëbisedimi live në Facebook.
Ai e bëri se vizita e parë e Starmer në shtetin shqiptar, do të ndodh para Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 maj në Tiranë.
Rama e vlerësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme, duke theksuar se kjo është hera e parë që një kryeministër britanik viziton Shqipërinë për një qëllim zyrtar.
“Pas një muaji, do të vijë kryeministri britanik në vizitën e tij të parë zyrtare. Asnjëherë nuk ka ardhur një kryeministër britanik për një vizitë zyrtare. Ka ardhur vetëm një herë Tony Blair për të shkuar në Kukës, ishte vizitë bilaterale”, tha Rama.