Gjatë mbrëmjes së kaluar kanë vazhduar protestat anembanë shtetit serb në shenjë pakënaqësie ndaj pushtetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Protesta pos kryeqytetit serb, Beogradit kishte edhe në qytetin e madh të Nishit.
Edhe në Nish ka pasur përleshje midis policisë dhe qytetarëve, raporton N1.
Siç shihet në videot e publikuara në rrjetet sociale, policia ka përdorur edhe sprej piperi kundër të mbledhurve.
Më parë, kordoni policor kishte penguar të mbledhurit të shkonin drejt ndërtesës së policisë së Nishit dhe drejt ambienteve të selisë së partisë së ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiqit, SPS.
Ndryshe, protestat kanë shpërthyer tash e disa muaj pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Novi Sad më 1 nëntor 2024, kur një pjesë e çatisë së stacionit hekurudhor të qytetit u shemb mbi kalimtarët, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave dhe lëndimin e 3 të tjerëve.
The post Përveç Beogradit, përleshje midis policisë dhe qytetarëve në Nish appeared first on Kosovapost.net.