Sot mbahet ceremonia e përurimit të MediaLabit, projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.
MediaLab është një studio televizive e cila do të ofrojë mundësi praktike për studentët e gazetarisë.
Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së, Universitetit të Prishtinës dhe Departamentit të Gazetarisë.
Ceremonia nis në ora 10:00 sallën e MediaLabit në katin e dytë të Fakultetit Filologjik.