,

Përurohet shtatorja e heroit Shkëlzen Haradinaj dhe obelisku i 183 dëshmorëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot në Pejë është përuruar shtatorja e heroit Shkëlzen Haradinaj dhe obelisku i 183 dëshmorëve.

Ai përmes një postimi në Facebook, përveç tjerash ka falënderuar edhe të gjithë për pjesëmarrje në këtë ngjarje, transmeton fokusi.info.

Postimi i plotë i tij:

Në Pejën e Haxhi Zekës dhe të shumë patriotëve që i kanë shërbyer atdheut ndër breza, sot përuruam shtatoren e Heroit të Kombit, Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskun e 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës, në nderim të veprës heroike dhe sakrificës sublime, për liri. Nderuam të gjithë qytetarët e kësaj ane dhe të gjithë ata që me rezistencë paqësore luftuan për të drejtën tonë.

Falënderim për të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, familjarët e dëshmorëve dhe martirëve, Bacën Rifat e Halit, ish Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesic, që sot u bënë bashkë, në kujtim e nderim të dëshmorëve dhe 20 vjetorit të Çlirimit të Pejës.

Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri.

RH

Related Posts