Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se personi që u dërgua pa shenja jete në QKMF’në e Suharekës është një vajzë 8 vjeçare nga fshati Greiçec.
Ai shtoi se rasti po hetohet.
“Me datën 14.12.2025, rreth orës 21:50 nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore rreth 8 vjeçare , nga fshati Greìçevcë, Suharekë është sjellë në repartin e Urgjencës pa shenja jete. Patrullat policoredhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori për Krime të Rënda dhe është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit kompetent, është dërguar për obduksion”. /Express











