Personi i plagosur që u raportua se është pjesë e FSK’së është në gjendje stabile, flasin nga QKUK

Një person është plagosur në Sharban të Prishtinës, të dielën rreth orës 14:30.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, i plagosuri është pjesë e FKS-së, një ashtu edhe personi që dyshohet ta ketë plagosur.

Ndryshe, gjendja e të plagosurit është stabile, ka treguar për Gazetën Express Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK.

“Gjendja e tij është stabile  “Ai ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.

Më herët, këtë rast për Gazetën Express e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai. /Gazeta Express