Një burrë është raportuar të jetë viktimë e një grabitjeje të armatosur në orët e hershme të 5 qershorit në Prishtinë.
Persona të panjohur, nën kërcënimin e armës, e kanë lidhur atë me një kabllo elektrike dhe kanë arritur të marrin rreth 150 euro para të gatshme si dhe një kamerë.
Policia bën të ditur se rasti është nën hetime.
“Prishtinë 05.06.2025-02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar nën kërcënimin e armës e kishin lidhur me një kabllo të rrymës dhe kanë arrit të grabitin para të gatshme në vlerë rreth 150 euro dhe një kamerë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/