Derisa një gazetare ka tentuar t’i marrë një përgjigje anëtarit të VV’së në KQZ, Sami Kurteshit, ky i fundit i drejtohet përsëri duke thënë ‘Hiqnu kësaj metode kriminale’.
Kurteshi i cili që nga fillimi i numërimit të votave është shfaqur i tensionuar e agresiv, duke i ofenduar gazetarët, kësaj here i kërkon gazetares mos ta përcjell, pasi kjo e fundit e pyeti sa është pishman bërë ofendimet e bëra ndaj gazetarëve.
“Vec ju lutem mos më përcjell, nuk keni drejt me fotografu pa lejen time. Ju lutem mos më përcjellni. Ju Lutem hiqnu kësaj metode kriminale”, i drejtohet Kurteshi.