Përsëri nga zarfi: Diplomati i Holandës propozon tre emra për president të Kosovës

Diplomati holandez, që ka shërbyer si ambasador në Kosovë, Robert Bosch, ka propozuar tre emra për Presidenti të Kosovës, të cilët, sipas tij, do të ndihmonin të arrihej një kompromis mes LDK’së dhe Vetëvendosjes dhe do t’i hapte rrugë krijimit të qeverisë së re.

Bosch thotë se po përcjell nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, e për pikën ku LDK e VV s’po arrijnë të merren vesh, ish-ambasadori i Holandës ka disa propozime, shkruan Gazeta Express.

Emri i parë që Bosch ka propozuar është ai i ish-presidentit të Kosovës dhe ish-kreut të LDK’së, Fatmir Sejdiut.

“Fatmir Sejdiu mund të jetë një kompromis i mirë në pozitën e presidentit, edhe pse ky funksion nuk është i lirë edhe për një kohë. Ai ka esperiencë, është i pavarur dhe nuk është i angazhuar në ndonjë parti”, ka shkruar diplomati tanimë i pensionuar.

Ndërkaq ai si të denjë për pozitën e presidentit, që zgjedhet në vitin 2021, e sheh publicistin Veton Surroi dhe ish-ambasadoren e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobrunën.

“Dy të tjerë, që janë krejtësisht të pavarur, më shkuan në mend si kandidatë të shkqëlqyer: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna. Të dy me përvojë në vend dhe ndërkombëtarisht. Ata do ta përmirësonin imazhin e vendit”, ka shkruar Bosch, transmeton Gazeta Express.

“Jam i sigurt se ka kandidatë të tjerë të përshtatshëm, por duke ndjekur lajmet në baza ditore, s’mund të qëndroja pa u përfshirë pak”, ka shkruar tutje ish-ambasadori i Holandës.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.