Ousmane Dembélé kujtoi pse u kurorëzua fitues i Topit të Artë 2025 në ndeshjen kundër Lille, e cila u vendos me një dopietë spektakolare. Por rikthimi i tij në fushë, gjithashtu dërgon një mesazh të qartë për klubin parizien, i cili dëshiron t’i rinovojë kontratën, megjithëse jo për ndonjë shumë të madhe.
Sipas shtypit francez, PSG i ka ofruar yllit francez një pagë prej 30 milionë eurosh në vit plus një bonus të konsiderueshëm, në përputhje me politikën aktuale të klubit. Megjithatë, Dembélé thuhet se kërkon dyfishin e kësaj shume për të zgjatur kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2028.
Presidenti Nasser Al-Khelaïfi, i intervistuar në “Canal+”, konfirmoi lëvizjen e klubit drejt një limiti pagash: “Ne kemi një limit pagash, siç e dinë të gjithë. Ekipi dhe klubi janë të parët”.
“Ousmane është një legjendë e PSG-së. E adhuroj atë si lojtar dhe si person. Ata që e njohin sadopak nuk mund ta imagjinojnë se çfarë personi i mrekullueshëm është“, shtoi më tej Al-Khelaifi.
Një mënyrë elegante për të shmangur hyrjen në detajet e rekrutimit të numrit 10 të parizienit, ndërsa Dembélé vazhdon të shkëlqejë në fushë dhe të riafirmojë vlerën e tij, duke konfirmuar se ai është një element qendror në planet e ardhshme të PSG.
The post Përplasje PSG-Dembele për rinovimin, Al-Khelaifi mesazh sulmuesit: Kemi një limit pagash, klubi mbi të gjitha appeared first on Telesport.










