Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk arriti të merrej vendim për rinumërimin e të gjitha votave me postë nga diaspora që u shpallën të pavlefshme, ku me katër vota për, tri abstenim është refuzuar ky rekomandim i sekretariatit.
Por, për përfaqësuesin e PDK-së, Ilir Gashi prezenca në mbledhje nuk nënkupton votë.
“Vetëm prezenca fizike nuk nënkupton votë”, tha Ilir Gashi i KQZ-së.
Por, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kur ai kishte konstatuar tri abstenime, nuk kishin reaguar.
“Mbledhjen e kaluar unë e konstatova dhe ju ishit prezent, është dhe në media, që janë katër vota për, dhe tri abstenime dhe asnjëri nga ju nuk reaguat. Ju nuk reaguat. Nuk është çështja këtu, keni afat edhe 24 orë me bo ankesë”, tha Radoniqi.
“I keni kaluar kompetencat si anëtarë të KQZ-së tu u mundu me i nalë diçka që s’nalet. E vërteta mbi ato fletëvotime”, ishte reagimi i anëtarit të VV-së në KQZ, Alban Krasniqi.
“Me kaq përmbyllet mbledhja”, tha Radoniqi dhe lëshuan sallën të gjithë të tjerët, përveç Sami Kurteshi./Reporteri.net/