Përplasje në KQZ: PDK këmbëngul për fletëvotimet e diasporës para se të votohet buxheti

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka arritur ta miratojë buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 28 dhjetorit 2025, pas përplasjeve mes anëtarëve të këtij institucioni.

Anëtarët e PDK-së në KQZ ishi ata që kërkuan përfshirjen e një amandamenti për fletëvotimet me postë, para se të votohet për planin, duke kritikuar Sekretariatin për mosplanifikim të buxhetit për dërgimin e fletëvotimeve origjinale te votuesit jashtë vendit.

Por kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se buxheti është i domosdoshëm dhe në momentin që deshi ta hedh në votim, Arianit Elshani i PDK-së i doli kundër dhe tha të mos shkohet në këtë formë.

Elshani: Kryetar, ndoshta ma s’pari duhet amandamentimin,

Radoniqi: Jo veç pak..

Elshani: Na nuk kemi probleme tjera me buxhetin.

Ilir Gashi (PDK): Je i obliguar me Qitë në votim amandamentimin, tani buxhetin.

Elshani: Kjo mund të na bllokojë procesin.

Ndonëse u kërkua pauzë, anëtarët po vazhdojnë të diskutojnë në këtë mbledhje.

Kujtojmë se as dje anëtarët e KQZ-së nuk gjetën dakordim dhe mbledhja dështoi.