Me përplasje mes pozitës dhe opozitës ka nisur seanca e parë e sesionit vjeshtor.
Deputetët e opozitës janë përplasur me ata të opozitës fillimisht për çështjen e rritjes ekonomike.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja i cili ka duke folur për rritjen e pagës minimale ka thënë se “10 vjet debat është dashur që ne të vijmë për ta rritur pagën minimale.
Ajo e ka akuzuar deputetin e pushtetit për manipulim.
“Më nxitën shifrat dhe manipulimi. Me shifrat e deputetit Muja. 3 vjet gati katër mandat u shkuan duke manipuluar me shifra. Thatë që rritja ekonomike më 2022 ka qenë 1.1 miliardë, unë të tregoj që 923 milionë vijnë prej inflacionit. Inflacioni gjatë qeverisjes suaj i ka kushtuar ekonomise 1.6 miliard euro. ATK udhëhiqet edhe sot prej njeriut të emëruar nga Bedri Hamza për pak të paaftësisë se Lëvizjes Vetëvendosje. Sot më flet që ke rritur pagë minimale, askush në institucione publike nuk ka pasur pagë minimale 250 euro e në ato private u kanë ikur punëtorët”, ka theksuar Bajrami.
“A din çfarë keni rritur ju, tenderët një burimorë, 273 milionë euro janë tenderë për dosta”, ka shtuar ajo.
Ikja e mjekëve dhe shërbimet tjera shëndetësore, kanë përplasur deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Gjatë seancës plenare në Kuvend, në fjalën e tij, Haxhiu pati kritika të shumta për Qeverinë sa i përket kësaj çështje, duke thënë se ikja masive e profesionistëve, do të dërgojë në kollaps sistëmin shëndetësor, raporton gazeta online Reporteri.net.
Po ashtu, deputeti ka thënë se më 1 qershor 2024, mbi 3 mijë profesionistë shëndetësorë kanë lënë vendin në tri vitet e fundit, kurse shumë të tjerë janë transferuar nga sektori publik në atë privat.
“Ikja e profesionistëve shëndetësor është shndërruar në një dukuri shqetësuese për sistemin tonë shëndetësor. Ky fenomen do të munnd të çojë në kolapsin e sistemit shëndetësor”, ka deklaruar Haxhiu para deputetëve.
Lidhur me këtë situatë, Haxhiu ka potencuar se është pasojë e “keqqeverisjes dhe paaftësisë së qeverisë”.
“Kjo është pasojë e keqqeverisjes ku edhe me statutin e ShSUKS parashihet mbyllja e disa prej shërbimeve në spitalet regjionale”, ka deklaruar Haxhiu më tej.
Ndër të tjerash, Haxhiu tha se në ditën kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, “shtretërit janë marrë nga spitali Pediatrik për një promovim të kryeministrit, Albin Kurti”.
E këtë situatë, deputeti e quajti “tragjedi e fatkeqësi”.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se për herë të parë në 7 vitet e fundit, shifrat e ikjes së mjekëve kanë pësuar rënie.
Vitia e akuzoi atë për shpifje dhe përhapje të informacioneve të pasakta, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Në 7 vjetët e fundit është hera e parë që shifra e ikjes së mjekëve është ulur. Statuti i SHSKUK-së nuk është duke mbyllur shërbime, përkundrazi, çdo ditë po hapim shërbime të reja.”, ka theksuar Vitia në Kuvend.
Madje, Vitia ka hedhur poshtë edhe pretendimet për mungesë të barnave dhe për situatën në furnizimin e QKUK-së dhe spitaleve rajonale.
“Kosova e pasluftës s’ka pasur kurrë më shumë furnizime”, ka potencuar tutje Vitia.
Sa i përket deklaratës së Haxhiut, i cili pretendoi se kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, “shtretërit janë marrë nga spitali Pediatrik për një promovim të kryeministrit”, Vitia i është kundërpërgjigjur duke thënë “të gjitha kapacitet e mundshme janë të shfrytëzuara dhe nëse nuk shfrytëzohen nëpër klinika, ato janë në dispozicion të tjerëve”, ka thënë ai.