Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me një të plagosur me armë zjarri, ndërsa autori është arratisur pas ngjarjes. I plagosuri është 32 vjeçari me inicialet V.K. ndërsa, autori A.Sh. 33 vjeç.
Sipas policisë, rreth orës 18.40 pas një konflikti, motivet e të cilit ende nuk dihet, 33 vjeçari e ka qëlluar më armë zjarri tip pistoletë 32 vjeçarin, që aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori është larguar menjëherë, ndërsa forcat e policisë po punojnë për kapjen e tij. Ndërkohë që vijojnë hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./lapsi.al/