Një debat me tone të ashpra, por që duket se ishte më shumë në kuadër të humorit ironik, ndodhi së fundmi në emisionin e gazetarit Ronaldo Sharka, ku e ftuar ishte ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Krisa Çaushi.
Gjithçka nisi kur Ronaldo, në mënyrë spontane dhe me një ton sarkastik, i tha Krisës: “Je e ftuar koti”.
E befasuar nga kjo hyrje, Krisa reagoi menjëherë: “Unë e ftuar koti? Përse jam e ftuar koti, Ronaldo?”.
Gazetari vijoi me të njëjtin stil: “Se di, u pendova që të mora në emision”.
Biseda mori formën e një replike të drejtpërdrejtë, por me shumë gjasë në frymë shakaje dhe loje me fjalët, siç ndodh shpesh në studio.
Pjesë nga biseda në studio:
Krisa Çaushi: Nëse jam e ftuar koti, atëherë nuk do duhej të më kishe marrë.
Ronaldo Sharka: Mendon që nuk do të kishe ardhur fare?.
Krisa Çaushi: Unë erdha për të respektuar meqë më ftove.
Ronaldo Sharka: Problemi jonë si emision që të ftojmë, të kontaktojmë, të hapim derën.
Krisa Çaushi: E po atëherë kënaqësi që unë erdha dhe mos ua pafsha më derën.
Ronaldo Sharka: Kënaqësia e gjitha e jotja sepse për neve nuk ka ndonjë kënaqësi.
Krisa Çaushi: Atëherë mend për herë tjetër.
Momenti është bërë viral në rrjete sociale dhe ka ndezur komente nga ndjekësit që e panë si një shkëmbim energjik e argëtues mes dy personazheve të njohur të ekranit shqiptar.