Përplasja mes Vinicius dhe Simeone, braziliani thumon “Cholo”: Dy golat e mi janë për… Florentino Pérez

Kamerat e “Movistar Plus+” kapën përplasjen mes Vinícius Júnior dhe Diego Simeone, kur braziliani, autor i dy golave, u zëvendësua në minutën e 86-të të ndeshjes që Real Madridi e fitoi 3-2 ndaj Atlético Madrid. Braziliani kaloi para pankinës duke provokuar me buzëqeshje tifozët e “Santiago Bernabéu”, ndërsa Simeone e tregoi me gisht dhe sinjalizoi arbitrin e katërt për gjestet e tij.

Marrëdhënia mes tyre ishte tensionuar që në Superkupën e Spanjës, kur trajneri argjentinas i kishte thënë lojtarit: “Do të të largojë Florentino. Mbaje mend, do të të largojë”. Pas këtij komenti, Vinicius iu përgjigj në Instagram: “Ke humbur një tjetër eliminatore”.

Pas ndeshjes, braziliani deklaroi: “Jam shumë i lumtur, sepse kam punuar gjithë sezonin për ndeshje si kjo. Kur vjen ky moment, gjithmonë përmirësohem, shënoj dhe jap asistime. Presidenti Florentino Pérez më thotë gjithmonë të shënoj dy gola dhe sot shënova dy, janë për të”.

El cruce de Vinicius y Simeone con recado del brasileño al Cholo: "Mis dos goles van para Florentino Pérez"

 

The post Përplasja mes Vinicius dhe Simeone, braziliani thumon “Cholo”: Dy golat e mi janë për… Florentino Pérez appeared first on Telesport.