Përplasja me deputetin e VV-së, Mustafa tregon krejt çka ndodhi

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka treguar versionin e tij të përplasjes me deputetin e VV-së, Egzon Azemin sot gjatë seancës në Kuvend.

Mustafa ka thënë se Azemi i ka thënë “mos u bo kastravec ktu”.

“Sot, isha duke diskutuar me z. Gola që po udhëhiqte seancën. Erdhi Egzon Azemi dhe na ndërhyri. I kërkova të mos na ndërhyjë deri ta përfundojmë diskutimin z. Gola dhe unë”, ka treguar Mustafa.

“Mu kthye “mos u bo kastravec ktu”. Nuk e duroj ofendimin nga askush, më së paku nga dikush si ai”, ka thënë deputeti i LDK-së.

“Nga natyra jam shumë i qetë, por dinjitetin tim s’ia kam borxh askuj. Nuk është e lehtë të përballesh me nivel të tillë që përfaqësojnë njerëz si ai”, ka thënë Mustafa.