Përplasja Balaj-Paçarizi: Sa herë flas, ma ndërpret fjalën, s’je në auditorium (VIDEO)

Një përplasje ka ndodhur sonte në specialen e Klan Kosovës “Zgjedhjet Lokale 2025”, në mes të analistëve politikë Labinot Balaj dhe Rrahman Paçarizi.

Balaj ka akuzuar Paçarizin se çdo herë ai ia ndërpret fjalën dhe nuk e lë të shprehet, transmeton Klankosova.tv.

“Veç e këqyr në sy, thotë ‘mos më ndërpreni’ e luan profesorin këtu, e ke gabuar auditoriumin. Por jo këtu, pse je profesor? Sinqerisht po të them, tepër të kam duruar. Mos më ndërhy më”, i ka thënë Balaj Paçarizit.

Më pas Paçarizi u shpreh ndaj Balajt se e ka keqkuptuar këtë.

“A ndërhy apo nuk ndërhy? Nuk vendosim ne, e ke keqkuptuar”, ka thënë Paçarizi. /Klankosova.tv

The post Përplasja Balaj-Paçarizi: Sa herë flas, ma ndërpret fjalën, s’je në auditorium (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.