Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit kanë ndaluar një automjet kombi në fshatin Karaqevë, ku gjetën 910 kg kërpudha të freskëta shampinion.
Mallrat janë dorëzuar në Doganën e Kosovës derisa prokurori kujdestar ka urdhëruar hapjen e hetimeve për kontrabandë, transmeton KosovaPost.
”Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muqivercë, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve në brezin kufitar, sot më 12.08.2025, rreth orës 11:45, në zonën kufitare të fshatit Karaqevë kanë ndaluar automjetin kombi (furgon), ngjyrë e bardhë, me targa vendore i drejtuar nga një shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallrave në Doganën e Kosovës”.
The post Përpjekje për kontrabandë, policia kap 910 kg kërpudha shampinion në Karaqevë appeared first on Kosovapost.net.