Irani dhe Shtetet e Bashkuara përfunduan në orët e vona të së premtes raundin e pestë të bisedimeve të tyre në Romë, me ndihmën ndërmjetësuesve nga Omanit, mbi çështjen e ndjeshme të programit bërthamor që po zhvillon Teherani.
Megjithëse të dyja palët vazhduan të mbajnë qëndrime të forta publike mbi pasurimin e uraniumit, sinjale se ka pasur përparime të kufizuara nga këto bisedime janë raportuar për mediat ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi për televizionin shtetëror se bisedimet ishin ndër më profesionale deri më tani dhe theksoi se ka një rrugë të arsyeshme përpara. “Ne shprehëm qartë pozicionin e Iranit… Vetë fakti që ndodhemi në një rrugë të arsyeshme është një shenjë përparimi,” tha ai.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara përfunduan në orët e vona të së premtes raundin e pestë të bisedimeve të tyre në Romë, me ndihmën ndërmjetësuesve nga Omanit, mbi çështjen e ndjeshme të programit bërthamor që po zhvillon Teherani.
Megjithëse të dyja palët vazhduan të mbajnë qëndrime të forta publike mbi pasurimin e uraniumit, sinjale se ka pasur përparime të kufizuara nga këto bisedime janë raportuar për mediat ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi për televizionin shtetëror se bisedimet ishin ndër më profesionale deri më tani dhe theksoi se ka një rrugë të arsyeshme përpara. “Ne shprehëm qartë pozicionin e Iranit… Vetë fakti që ndodhemi në një rrugë të arsyeshme është një shenjë përparimi,” tha ai.
Sipas tij, disa propozime të paraqitura nga Oman do të shqyrtohen nga qendrat vendimmarrëse përkatëse dhe një raund i ri bisedimesh do të caktohet së shpejti.
Një zyrtar i lartë amerikan tha se bisedimet zgjatën mbi dy orë dhe përfshinë takime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. “Bisedimet janë ende konstruktive – kemi bërë përparim të mëtejshëm, por ende ka punë për të bërë,” tha ai, duke falënderuar Omanin për rolin ndërmjetësues.