Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka konfirmuar Sokol Havollin si drejtor të Drejtorisë së Investimeve Kapitale.
Havolli është emri i parë i emëruar zyrtarisht në pozitë në kabinetin e Ramës në mandatin e dytë.
“Me nder dhe përgjegjësi të madhe kam pranuar emërimin në Drejtorinë e Investimeve Kapitale të Kryeqytetit për mandatin e dytë të Kryetarit Perparim Rama”, tha sot Havolli në një shkrim në rrjetet sociale.
“Falënderoj Kryetarin Rama për besimin e dhënë për vazhdimin e punës nga viti i kaluar, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për mbështetjen e vazhdueshme”.
Më shumë se dy muaj pas zgjedhjes kryetar për herë të dytë, Përparim Rama nuk e ka kompletuar ende kabinetin e tij qeverisës.









