Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në kryeqytet, fëmijët nëpër shkolla i kanë dollapët personalë.
Si rezultat, Rama ka shkruar në rrjetin social Facebook, se më të vegjëlve nuk u rëndohen supet nga librat.
Kryetari i kryeqytetit këta dollapë i ka cilësuar më shumë se orendi, kujdes, respekt dhe lehtësi shkollore.
“Dikur, librat u rëndonin supet e të vegjëlve.Sot, për herë të parë, fëmijët i lënë ato në dollapët e tyre personalë. Është më shumë se një orendi: është kujdes, respekt dhe lehtësi për çdo ditë shkollore. #PrishtinaPertej”, ka shkruar Rama.