Përparim Rama “shëtit” stafin me Tesla, Komuna jep tender 10 mijë euro

Komuna e Prishtinës ka dhënë një tender në vlerë të 10 mijë eurove për shërbime taksie për nevojat e stafit. Ky shërbim i është besuar kompanisë Taxi Tesla.

 

Stafi i Komunës së Prishtinës, që drejtohet nga Përparim Rama, do të e shijojnë veturat e kompanisë “Tesla” pa shpenzuar para nga buxheti i tyre vetanak.

Për shfrytëzimin e këtyre veturave, ka paguar Komuna e Prishtinës një vlerë prej 10 mijë eurove, shkruan Demokracia.com.

Shërbimi me taksi për nevojat e stafit i është besuar kompanisë “E Taxi Tesla”, që të ofroj shërbime brenda dhe jashtë Prishtinës.

“Shërbime transporti (TAXI) për nevojat e stafit të Komunës së Prishtinës. Vlera e parashikuar e kontratës: 9,999.00 euro. Data e nënshkrimit te kontratës: 11.03.2025. Numri i tenderëve te pranuar: 2 Emri zyrtar: E Taxi Tesla SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës  126.14  euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se shërbimi me taksi do të ofrohet në 38 vende të ndryshme të Kosovës.

“Shërbime Taxi për nevojat e stafit të Komunës së Prishtinës, transportimi i stafit duhet të  bëhet  brenda qyteti Prishtinës dhe në 38 vende (komuna) sipas kërkesave të Komunës së Prishtinës, (ne  lokacionet e përcaktuara ne përshkrimin e çmimeve)”.

Po ashtu në tenderin e dhënë janë treguar edhe specifikat e veturës që do të ofroj shërbimin taksi.

“Specifikat e veturave:  Vetura duhet të ketë 4+1 ulëse. Të ketë timonin në krahun e majtë. Viti i prodhimit të jetë jo më i vjetër se 8 vjet. Të jetë i pajisur me taksimetër. Të jetë në rregull teknikisht me klimatizim për rregullim të temperaturës. Vetura të jetë e pastër dhe pa dëmtime. Vetura të ketë aparatin kundër zjarrit të atestuar çdo 6 muaj. Vetura të kë shenjen e unifikuar ”Taxi” të vendosur mbi veturë. Shenja e unifikuar “Taxi” duhet të përmbajë emblemën e Kryeqytetit, mbishkrimin, numrin e Lejes së veturës”/Demokracia.com/.