Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur t’i lirojë nga pagesa e transportit publik të gjithë qytetarët për nesër.
Vendimi është marrë lidhur me protestën e organizuar nga OVL e UÇK’së në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së, që po gjykohen në Hagë.
“…ky vendim merret në funksion të përkrahjes institucionale të kryeqytet për protestën qytetare të organizuar në mbrojtje të Luftës Çlirimtare, vlerave të saj dhe të drejtës historike të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”.