Përmbytjet në Teksas, Osmani: Kosova qëndron në solidaritet

Presidentja Osmani ka reaguar me rastin e përmbytjeve shkatërruese në Teksas të SHBA-së.

 

Në një postim në “X”, presidentja Osmani u shpreh se Kosova qëndron në solidaritet me Guvernatorin, Zëvendësguvernatorin dhe popullin e Teksasit pas përmbytjeve shkatërruese në Teksasin Qendror.

“Lutjet tona janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit ose mbeten të zhdukur, si dhe me ndihmësit e parë të guximshëm në vijën e parë të frontit”, ka shkruar Osmani.

 

The post Përmbytjet në Teksas, Osmani: Kosova qëndron në solidaritet appeared first on Kosovapost.net.