Të paktën 110 persona kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Nigerinë qendrore.
Kështu kanë thënë zyrtarë të këtij vendi për BBC-në, transmeton Klankosova.tv
Reshjet e shiut zgjatën për disa orë, tha kreu i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave të Nigerit (Nsema), Abullahi Baba-Arah.
Kreu i distriktit të Mokëas, Muhammad Shaba Aliyu, tha se kanë kaluar “60 vjet” që kur komuniteti kishte vuajtur nga këto lloj i përmbytjeje, transmeton Klankosova.tv.