Më shumë se 11 mijë njerëz në shtatë shtete malajziane janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, tha të hënën agjencia kombëtare e fatkeqësive natyrore.
Përmbytjet janë të zakonshme në bregdetin lindor të Malajzisë gjatë sezonit vjetor të musoneve nga tetori deri në mars, me mijëra njerëz të zhvendosur çdo vit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Një raport nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive tregoi se 11,009 persona nga 3,839 familje janë prekur nga përmbytjet në shtetet Kedah, Kelantan, Penang, Perak, Perlis, Terengganu dhe Selangor, që nga ora 6 e mëngjesit sipas orës lokale të së hënës (22:00 GMT të dielën).










