Reshjet e shiu të pandërprera për disa orë kanë shkaktuar kaos dhe vërshime në komunën e Gjakovës.
Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar fotografi ku shihen rrugët e mbushura me ujë dhe të vështira për qarkullim.
Sipas banorëve, rrugët “Blloku i Ri”,” Gjergj Fishta” dhe pjesa te segmenti i sapo ndërtuar i lumit Krena janë përmbytur.
Zëdhënësi komunal ka bërë të ditur se vërshimet te lumi janë si pasojë e pakujdesisë gjatë punimeve për ndërtimin e shtratit dhe gypave të ujërave të zeza.