Përmbysje spektakolare në “Bernabeu”. Një pjesë e dytë e çmendur, 4 gola dhe një karton i kuq (video)

Real Madrid ka fituar 3-2 në derbin ndaj Atletico Madrid, i luajtur në “Santiago Bernabeu”, i vlefshëm për javën e 29-të në La Liga. “Los Blancos” e nisën vrullshëm takimin, duke rrezikuar që në minutën e 3-të, por goditja e bukur e Dani Carvajal u ndal në kohë nga Juan Musso, i cili bëri një pritje fantastike.

Në minutën e 9-të, goditja e shpejtë e Federico Valverde përplaset në shtyllën e majtë. Një minutë më pas, Atletico Madrid kundërpërgjigjet me Marcos Llorente, por goditja e tij ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Andriy Lunin.

Sfida u zhbllokua në minutën e 31-të, ku Ademola Lookman shënon golin e tij të parë në derbin e Madridit. Pas një aksioni të shkëlqyer dhe kombinimit Lookman-Ruggeri, ky i fundit pason në zonë, Giuliano Simeone asiston me finte për Lookman, nigeriani dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Atletico Madridin.

Pjesa e dytë ishte spektakolare. Fillimisht, Real Madrid përmbys për tre minuta disvantazhin e pjesës së parë. Në minutën e 52-të, Vinicius Junior shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të David Hancko ndaj Brahim Diaz.

Në minutën e 56-të ishte Federico Valverde që shënoi golin e dytë, duke përfituar nga një top i kthyer mbrapsht gabim nga mbrojtësit e Atletico Madridit. Në minutën e 55-të, pas një topi të marrë nga Julian Alvarez, ishte Nahuel Molina, i cili barazoi shifrat 2-2 me një gol spektakolar nga distanca.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan aspak dhe gjetën sërish avantazhin në minutën e 72-të, me Vinicius Junior. Anësori brazilian shënon një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit fantastik që mori nga Alexander Arnold.

Në minutën e 77-të, Real Madrid mbetet me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Federico Valverde. Uruguaiani u ndëshkua direkt me të muq pas ndërhyrjes ndaj Alex Baena në mesin e fushës. Në minutën e 81-të, Atletico i afrohet golit të barazimit, por goditja e Julian Alvarez ndalet nga shtylla. Në minutat shtesë, Alexander Sorloth i afrohet golit të barazimit, por Lunin tregohet fantastik.

Real Madrid fiton 3-2 dhe ruan distancën prej 4 pikësh nga Barcelona e vendit të parë. Atletico Madrid mbetet në vendin e katërt.

SHIKOGOLAT

The post Përmbysje spektakolare në “Bernabeu”. Një pjesë e dytë e çmendur, 4 gola dhe një karton i kuq (video) appeared first on Telesport.