Real Madridi humbi 2-1 ndaj Bayernit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Javën tjetër, më 15 prill, “Los Blancos” do të vizitojnë Mynihun me qëllim përmbysjen, por historia nuk është në favor të tyre.
Real Madridi vetëm një herë e ka përmbysur një eliminatore pasi ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi. Ishte viti 1970, në Kupën e Kupave, ndaj Wacker Innsbruck. 6 eliminatoret e tjera europiane, që janë luajtur pas humbjes në shtëpi, nuk janë fituar nga ekipi madrilen. Këtë e shpjegon llogaria në rrjetin social X, “MisterChip (Alexis)”.
Po ashtu, një llogari tjetër në X zbulon se Bayern Munich është pothuajse i sigurt kur fiton jashtë fushe në eliminatoret europiane. Nga 31 ndeshjet e luajtura jashtë fushe, bavarezët kanë fituar 30. E vetmja herë që nuk ia dolën ishte më 2011 ndaj Interit.
The post Përmbysje e disavantazhit 2-1 në “Allianz Arena”? Historia flet kundër Real Madridit… appeared first on Telesport.









