Skuadra e Malishevës po vazhdon përgatitjet para ndeshjeve në Evropë.
FC Malisheva u pozicionua në vendin e tretë dhe do të luajë në kualifikueset për Conference League.
Pas përfundimit të kampionatit, Malisheva konfirmoi si drejtor sportiv, Sami Borocin, teksa tani ka organizuar edhe stafin e Bekim Isufit, kryetrajnerit të tyre.
‘GazetaBlic Sport’ raportoi para një jave që Liridon Kukaj është afër t’i bashkohet Malishevës si ndihmës trajner dhe kjo tani ka ndodhur.
Kukaj i është bashkuar ekipit në përgatitjet në Bankso dhe do të jetë një forcë e shtuar në shtabin teknik
Përvoja e Kukajt do t’i ndihmojë Malishevës në ndeshjet evropiane.
/GazetaBlic Sport/
The post Liridon Kukaj zyrtarizohet si ndihmës trajner tek Malisheva appeared first on GazetaBlic.