Përleshje mes tre personave në Klinë, dy përfundojnë në spital, një tjetër në arrati

Një përleshje ka ndodhur sot në sheshin “Nëna Terezë” në Klinë, ku dy persona kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në ora 10:40 është njoftu policia në Klinë se në sheshin “Nëna Terezë”, pas një mosmarrëveshje ka filluar një përleshje mes tre personave, dy prej tyre kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Janë duke u trajtu në spitalin në pejë, janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Gashi shtoi se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente dhe se personi tretë gjendet në arrati.