Përleshje me thikë në afërsi të një shkolle në Prishtinë, një person dërgohet në QKUK

Një therje me thikë mes të miturve ka ndodhur para pak minutash afër shkollës “Ismail Qemali”, në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Rastin për Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa thotë se një i mitur e ka therur me thikë një person tjetër që është dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për një lëndim trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për Metron.

Në ndërkohë si pasojë e therjes me thikë, dje në Prizren ka ndërruar jetë një nxënës i klasës së 11-të, të shkollës së mjekësisë “Luciano Motroni”.