Pë*rleshje fizike në veri, dyshohet se të përfshirë ishin një shqiptar e një serb

Një përleshje ka ndodhur sot në veri të vendit, ku një shqiptar dhe një serb dyshohen të jenë përplasur fizikisht mes vete.

Përleshja e shkaktuar nga motive të paqarta ka rezultuar me një person të lënduar, shkruan IndeksOnline.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale shihet një person që del nga automjeti “pick-up” dhe e sulmon fizikisht viktimën që po xhironte.

Gjatë përplasjes dëgjohen britma në gjuhën serbe “Ka tentuar të më godasë me veturë”, dhe thirrje në gjuhën shqipe “Thirre policinë”, shkruan IndeksOnline.

Rasti është konfirmuar edhe nga Veton Elshani.

Ai tha se dy persona janë dërguar në stacion për intervistim.

Viktima, sipas Elshanit, është duke pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

 

 

The post Pë*rleshje fizike në veri, dyshohet se të përfshirë ishin një shqiptar e një serb appeared first on Kosovapost.net.