Policia e Kosovës ka arritur që të parandalojë një vjedhje në një lokal në Fushë Kosovë, ku një plaçkitës i moshës 25 vjeçare është plagosur nga policia.
Dy plaçkitësit kanë sulmuar fizikisht policët pasi kishin arritur në vendin e ngjarjes me sopata dhe çekan, por pavarësisht këtyre sulmeve policia ka arritur arrestimin e tyre.
Nga ky arrestim, një plaçkitës i moshës 25 vjeçare është plagosur nga një polic në vetëmbrojtje.
Komunikata e plotë nga Policia:
Sot rreth orës 02:30, policia ka marrë informacionin për një rast vjedhje në progres, në një lokal, në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.
Me të marrë informacionin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në flagrancë ka hasur dy persona të dyshuar, të cilët ishin futur në lokal dhe po kryenin një vjedhje.
Personat e dyshuar në përpjekje për t’ju shmangur arrestit, kanë filluar të sulmojnë zyrtarët policor me mjete të rrezikshme (sopat dhe çekan).
Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarve përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë, të rrezikshëm për jetën e tyre, edhe pse fillimisht zyrtarët policor kanë përdorur taktika dhe metoda për t’ju shmangur rrezikut, njëri nga zyrtarët policor është detyruar që në vetëmbrojtje, të përdor armën zyrtare, me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të të dyshuarve, si dhe për t’i vënë të njëjtit nën kontroll.
Në këtë rast lëndime trupore nga arma e zjarrit ka marrë i dyshuari:
• A. M, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Të njëjtit fillimisht, nga policët, i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe pastaj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që i dyshuari tjetër i njohur për policinë ka arrit, që të largohet nga vendi i ngjarjes.
Aktualisht nga policia në bashkëpunim me organet e drejtësisë, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti, njëkohësisht është zgjeruar rrethi i hetimit edhe për disa raste të tjera për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se personat e njëjtë mund të jenë të implikuar.