Analisti Krenar Gashi ka komentuar përleshjen fizike mes deputetit Armend Zemaj dhe një qytetari dje në sheshin e Prishtinës.
Ai është shprehur i shqetësuar me atë që ka parë në videon që është publikuar.
Duke e dënuar dhunën, Gashi ka vlerësuar se ka ardhë një situatë ku njerëzit mendojnë që është në rregull me çu dorë mbi gazetarë, personalitete publike, dhe figura që i shohin në televizion.
“Kemi ardhë në atë derexhe sa njerëzit mendojnë që është në rregull me çu dorë mbi gazetarë, personalitete publike, figura që i shohin në televizion. Sot dikush paska çu dorë mbi një përfaqësues të zgjedhur të popullit, mes sheshit, para kamerave. Ky është problemi i vërtetë. Kjo duhet të diskutohet. Reagimi i deputetit mundet mos me na pëlqy veç estetikisht. Në rrafshin etik, ai thjesht ia ktheu sulmuesit me të njëjtën monedhë. Unë nuk kisha guxu, dikush tjetër kish vepru ndryshe, por kjo nuk na jep kurrfarë legjitimiteti me moralizu. Hajde tash, a flasim pse e kemi normalizu punën sa dikush me mendu që sulmet mbi personalitete publike janë OK?”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.










