Për*leshja mes shqiptarëve dhe serbëve në veri, ndalohet një person për 48 orë

Policia ka ndaluar për 48 orë njërin person i cili ishte përfshirë në përleshjen mes disa shqiptarëve dhe serbëve në Mitrovicë të veriut.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Veton Elshani, zëdhënësdrejtori i policisë për veriun.

Elshani tha se personi tjetër ka kaluar si dëshmitar.

“Sot pas pranimit të informacionit se në lagjen kodra e minatorëve, Mitrovica Veri ka përleshje fizike, Policia ka reaguar dhe ka arrrestuar 2 persona, ndërsa të tretin e ka dergu në spital për të pranu tretman mjekësor. Pas intervistimit një person me urdhër të prokurorit është ndalu për 48 orë, ndërsa personi i dytë ka kalu si dëshmitar”, tha Elshani.

The post Për*leshja mes shqiptarëve dhe serbëve në veri, ndalohet një person për 48 orë appeared first on Kosovapost.net.