Përkon me trofeun e njohur, Barcelona njofton datën e rikthimit në “Camp Nou” e rikonstruktuar

Një ditë më pak për rikthimin e blaugranëve në shtëpi. Klubi katalanas ka caktuar zyrtarisht datën e rikthimit të ekipit të parë dhe tifozëve në “Spotify Camp Nou”; më 10 gusht. Arsyeja e veçantë për këtë datë është zhvillimi i trofeut “Joan Gamper”, i cili si çdo vit është një pikë kyçe në kalendarin veror të Barcelonës.

Nën moton “Kthehemi në shtëpi, vibrojmë”, Barcelona ka nisur një fushatë “epike dhe të mbushur me emocion”, siç e përshkruan vetë klubi. Në të vërtetë, bëhet fjalë për disa iniciativa që do të zhvillohen në qytetin e Barcelonës, të menduara për të forcuar edhe më tej lidhjen mes tifozëve dhe klubit.

Barcellona: nuovo Camp Nou entro il 2025

Megjithatë, duhet pasur parasysh se rihapja e stadiumit do të jetë vetëm e pjesshme. Aktualisht mbetet ende për t’u përfunduar ndërtimi i tribunës së tretë të re, unazës VIP të dyfishtë, instalimi i çatisë, si dhe përshtatja përfundimtare e disa hapësirave të brendshme dhe urbanizimi i zonës së jashtme të stadiumit, siç njofton vetë klubi.

Barcelona iu jep kështu fund më shumë se dy viteve në stadiumin “Lluís Companys”. Me rikthimin në zonën “Les Corts”, klubi paralajmëron se, ndonëse punimet do të vazhdojnë ende, do të bëhet çmos që ambienti të përshtatet në mënyrë që anëtarët dhe të pranishmit në stadium të ndihen sërish si në shtëpi.

 

 

The post Përkon me trofeun e njohur, Barcelona njofton datën e rikthimit në “Camp Nou” e rikonstruktuar appeared first on Telesport.