Perisic: Në derbi do të mbështes Interin, pavarësisht kapitenit tim Modric…

Ivan Perisic foli për “Sportmediaset” pas fitores me përmbysje kundër Malit të Zi, të nisur nga goli i tij: “Po, Kroacia është gjithmonë aty. Ndryshuam disa lojtarë, e filluam keq ndeshjen, por si zakonisht treguam karakter, luftuam deri në minutën e fundit dhe fituam. Kjo është e rëndësishme”.

Kroacia e kualifikuar direkt në Botërorin 2026 dhe Italia në “play off”: “Në vitet e fundit kemi treguar gjithmonë se kemi frymë grupi, skuadre dhe kjo ka rëndësi. Vetëm kështu mund të arrish rezultate të mira”.

Ditën e diel do të luhet derbi Inter-Milan: “Unë gjithmonë mbështes Interin. Tani, kapiteni im (Modric) luan te Milani. Do të shohim, unë jam për Interin, ai për Milanin. Do të shohim të dielën çfarë mund të ndodhë”.

The post Perisic: Në derbi do të mbështes Interin, pavarësisht kapitenit tim Modric… appeared first on Telesport.