Përgjimet e Xheneta Fetahut – Alba Vukaj heq nga lista e ndjekësve Drilon Ramën

Janë përhapur me të madhe përgjimet e Xheneta Fetahut, pjesë e të cilave është fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP, Drilon Rama.

Ajo ka publikuar disa video, ku boksieri i kërkon që të dalë me të, pasi se nuk mund t’ia thotë gjërat që kishte përmes telefonit.

Megjithëse finalistja e BBVK nuk pranoi, ajo ndau videot për faktin se po merr kërcënime vazhdimisht nga ai dhe menaxheri i tij.

Nga ana tjetër, Driloni mohoi kategorikisht këto me një reagim të bërë në InstaStory.

E duket se këto sjellje të Ramës kanë ndikuar edhe te personazhet e tjerë publike.

Ka qenë së fundmi banorja e edicionit të dytë, Alba Vukaj, që ka reaguar në një formë për këtë.

Ajo ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram Drilonin, duke i treguar se nuk i kanë pëlqyer veprimet kundrejt Xhenetës. /Telegrafi/