Përgatitën vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar – policia i zë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e krimit

Katër persona janë arrestuar pasi sipas policisë kishin planifikuar vrasjen e një personi.

Sipas policisë, katër  të dyshuarit që kanë planifikuar vrasjen janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës.

Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme.

Tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt, bën të ditur policia.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë planifikuar përgatitjen e vrasjes së viktimës. Të dyshuari janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës. Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/