Për rreth një orë ka zgjatur takimi ndërmjet ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe të parin e Kuvendit, Kadri Veselin.
Në këtë takim është folur për kërkesën zyrtare të ShBA-së, rreth taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovincës, shkruan Indeksonline.
Takimi mes ambasadorin Kosnett dhe krerët e shtetit është mbajtur me dyer të mbyllura.
Nga ana e tij, Kosnett nuk ka dhënë ndonjë prononcim për media rreth këtij takimi.